Mjekët: Shumica dalin me virozë. Në javë dy raste dalin pozitiv

Ulja e shifrave të infektimeve me Covid është reflektuar edhe tek mjekët e familjes. Drejtori i qendrës shëndetësore Nr. 9, Bujar Mema thotë se vetëm 3 persona aktivë me Covid po ndiqen nga mjekët e familjes.

“E kanë kaluar shumë lehtë. Filloi si një rënie graduale po u pa që ishte shumë e shpejtë si rënie e rasteve për Covid”.

Nga 30 teste të dyshuara për Covid tashmë numri ka zbritur në 10 në ditë. Sipas mjekëve edhe në rastet e dyshuara, në 90 % dalin viroza.

“Nga 30-35 raste në ditë jemi në dy, tre apo katër dhe ka mbi dy-tre javë që s’ka shumë raste pozitive dhe dite të tëra me asnjë rast pozitiv. Në bazë të ekzaminimeve testeve që po bëjmë shkon tek 7, 8, 9 apo 10 në ditë”.

Në Shqipëri numërohen afërsisht 200 raste pozitiv me Covid. Tashmë kryeqyteti ka kaluar në vend të dytë për rastet pozitiv aktivë me Covid, duke kryesuar Shkodra.

Tv Klan