“U thirra si person në dijeni për Inceneratorin e Tiranës, mendoj që tashmë kjo nuk duhet të krijojë një lajm. Të gjithë ne duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë. Ju uroj punë të mbarë dhe shumë faleminderit!”


Ky është prononcimi i shkurtër për mediat i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrave Ëngjëll Agaçi pasi doli nga ambientet e SPAK, aty ku qëndroi 3 orë.

Kjo është hera e dytë që Agaçi pyetet në Prokurorinë e Posaçme lidhur me aferën.

/tvklan.al