10 Shtator 2026 – Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë bilancin zyrtar të situatës së zjarreve në territorin e vendit, të përditësuar deri në orën 20:00.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 30 vatra zjarri, nga të cilat 13 janë shuar plotësisht, 10 janë vënë nën mbikëqyrje dhe 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive.
Për përballimin e emergjencave janë mobilizuar në terren 404 forca operacionale vendore me 21 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura i kanë ardhur në ndihmë operacioneve me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 1 dron, 13 mjete mbështetëse dhe 1 autoambulancë.
Gjendja sipas qarqeve kryesore:
Qarku Tiranë
Zjarri në Malin e Dajtit mbetet aktiv, ku po ndërhyjnë 25 zjarrfikës, 7 forca të ADZM-së dhe 52 efektivë të FA-së me 6 mjete e 1 autoambulancë. Autoritete konfirmojnë se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatrat në Malin e Bërzhitës dhe në Malin me Gropa janë izoluar dhe po mbahen nën monitorim.
Qarku Dibër
Vijojnë të jenë me rrezikshmëri aktive vatrat në Lundre–Madhesh (Mat), Cerrujë–Mali i Allushit (Klos), Selishtë, si dhe një vatër e re e shfaqur në Pleshë (Klos). Vatra në Qafën e Helmes është nën kontroll.
Qarku Shkodër
Mbetet aktiv zjarri në Porav (Fushë-Arrëz). Vatrat në Rragam dhe në Malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje pa rrezik për banesat, ndërsa vatra në Mnelë të Madhe është shuar përfundimisht.
Qarku Fier
Vatra në Çërrilë (Mallakastër) mbetet aktive dhe po përballohet nga forcat vendore, pyjore dhe AKMC, të mbështetura nga FA me 1 helikopter, 32 efektivë dhe 3 mjete. Vatra në Peshtan po monitorohet.
Ndërkohë, situata paraqitet më e stabilizuar në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë, ku shumica e vatrave janë shuar ose janë nën mbikëqyrje.
/tvklan.al












Botërori 2026 
