Legjenda e portës së Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, festoi mbrëmjen e djeshme përvejtorin e 30-të të lidhjes me bashkëshorten e tij.

Një ditë speciale kjo për 55-vjeçarin, teksa nuk munguan edhe surprizat, në ditën speciale të dashurisë.

Për t’ia zbukuruar akoma dhe më shumë këtë moment të veçantë çiftit, mendoi edhe partnerja e Thomas Strakoshës, Esther Adjoa.

Ajo u kujdes shumë për të bërë të lumtur vjehrrin dhe vjehrrën e tij, duke zbukuruar ambientin me tullumbace dhe petale trëndafili.

Videon speciale, bukuroshja që i ka rëmbyer zemrën Thomasit, e ndau me miqtë në Instagram, në të cilën kishte shkruar: “Gëzuar 30-vjetorin e dashurisë”.

Klan News