Paris Hilton i dha fund thashethemeve për shtatzëninë. Pasi një burim për “Page Six” tha se trashëgimtarja e famshme është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ajo ka reaguar në lidhje me këtë.

Në episodin e ri të podcastit të saj “This is Paris”, ajo tha “Unë jam… shtatzënë?”, duke shtuar se ka marrë mesazhe të pafundme lidhur me këtë.

“U zgjova me 3000 mesazhe nga të pestë iPhone-t e mi që zienin me urime edhe nga njerëz me të cilët s’jam dëgjuar prej vitesh. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, tha 40-vjeçarja duke qeshur.

Hilton bëri shaka duke thënë se ishte shtatzënë me trinjakë, për të shtuar më pas që do të presë deri pas dasmës me Carter Reum.

“Në fakt po bëj shaka. Nuk jam ende shtatzënë. Po pres deri pas dasmës. Fustani im po dizenjohet tani kështu që dua të jetë i mahnitshëm dhe të më rrijë perfekt, kështu që do të pres”.

Paris e qartësoi të gjithë situatën dhe bebja nuk është shumë larg në planet e saj, pasi tha se “mezi po pret të ketë fëmijë në 2022”./tvklan.al