Një sherr për motive banale mes dy fqinjëve ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta. Në fshatin Shëlës të Cërrikut, një 31-vjeçar i quajtur Blerim Shyti ka goditur me thikë fqinjin e tij B.Dh. 44 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës rreth orës 03:05.

Policia u sinjalizua për sherrin dhe shkoi menjëherë në vendngjarje. Autori 31-vjeçar u arrestua dhe akuzohet për plagosje e rëndë me dashje./tvklan.al