17 nëntor 2026- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet seanca ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu, të akuzuar për “pengim të drejtësisë”.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Sipas aktakuzës, pesë të pandehurit dyshohet se kanë ndërmarrë veprime për të ndikuar te disa dëshmitarë që kanë dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, të cilët përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve është tentuar të pengohet zhvillimi i rregullt i procesit gjyqësor.

Prokuroria ka kërkuar gjashtë vite burgim për Hashim Thaçin, nga tre vite për Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn, si dhe nëntë muaj burgim për Hajredin Kuçin.

32 vite nga lindja e emrit të UÇK-së, Thaçi në pritje të vendimit të dytë të Hagës

Sot shënohen 32 vite nga momenti kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori emrin, me të cilin do të hynte në historinë e luftës për çlirimin e vendit.

Më 17 nëntor 1994, në një takim të zhvilluar në Zvicër, u vendos emërtimi UÇK, organizatë që më vonë do të shndërrohej në forcën kryesore të armatosur që iu kundërvu ushtrisë dhe forcave serbe në Kosovë.

/tvklan.al