1 nëntor 2026 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka kujtuar 33-vjetorin e hyrjes në fuqi të Traktatit të Maastricht-it, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian në formën që njihet sot.
Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha thekson se ky përvjetor për Shqipërinë është një mundësi për të parë drejt së ardhmes dhe synimit për t’u bërë pjesë e tryezës europiane, duke kontribuar në vendimmarrjen dhe të ardhmen e përbashkët të kontinentit.
Sipas ministrit, identiteti europian i Shqipërisë ka rrënjë të thella, ndërsa reformat e ndërmarra në vend dhe forcimi i partneriteteve me vendet europiane po e kthejnë gradualisht ambicien për anëtarësim në Bashkimin Europian në realitet.
“Rruga jonë është e qartë. E ardhmja jonë është vetëm europiane”, përfundon Hoxha mesazhin e tij.













Botërori 2026 
