6 viktima dhe 360 raste të reja në 24 orë

24 orët e kaluara shënuan sërish shifra të ulëta të infektimeve me koronavirus. Nga 3342 testime të kryera në të gjithë vendin janë identifikuar vetëm 360 raste pozitive. 64 prej tyre janë në Tiranë e ndjekur nga Korça, Fieri, Elbasani dhe Kruja.

Gjithsesi infektime të reja ka në të gjitha bashkitë. Të ulëta janë edhe numrat e pacientëve në spitale. Në Tiranë dhe 3 spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për 6 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët që kaluan. 2 prej tyre i përkasin Durrësit, ndërsa të tjerët janë nga Tirana, Kruja, Elbasani dhe Shkodra, të moshave nga 68 në 83 vjeç.

Shkon kështu në 2310 numri i viktimave nga koronavirusi në vend prej nisjes së pandemisë. Autoritetet raportuan edhe për shërimin e 534 qytetarëve të cilët janë tashmë mbi 97 mijë, por ende numërohen mbi 28 mijë e 600 raste aktive në të gjithë vendin. 

Tv Klan