Tre operacione të ndryshme janë zhvilluar nga Policia e Vlorës, e cila ka arrestuar 7 persona, ndërsa është bllokuar rreth 72 kilogramë hashash. Droga do shitej në Vlorë dhe Fier.

Në operacionin e koduar “Vjosa”, policia arrestoi 47 – vjeçarin Fatmir Hameti, i dënuar më parë për drogë. Ai u kap me 25 kilogramë e 500 gramë kanabis.

Në operacionin “Llakatundi”, policia vuri në pranga tre persona: Ilir Hoxhaj, 26 – vjeç, Shpendi Hoxhaj, 27 – vjeç dhe Endri Hoxhaj, 23 – vjeç. Të tre të rinjtë u arrestuan në rrugën nacionale Babicë – Vlorë, me 29 kilogramë e 500 gramë kanabis.

Ndërsa në operacionin e koduar “Mitsubishi”, policia arrestoi Ervis Xhaferaj, 28 – vjeç, Hekuran Gerbi, 24 – vjeç dhe Klodjan Nazëraj, 30 – vjeç,  të cilëve iu gjetën 17 kilogramë e 500 gramë kanabis.

Gjithashtu, në Tiranë policia sekuestroi 30 kilogramë hashash, gjatë operacionit të koduar “Triss” ku u arrestuan, Ilir Kaja, 47 – vjeç, Krasniq Krasniqi, 32 – vjeç dhe Juri Muça, 37 – vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se tre personat, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, e shisnin drogën në zonën e Oxhakut.

Tv Klan