Kryeministri Rama i jep mbështetje nismës së kishës katolike për nxitjen e profesioneve

Kryeministri Edi Rama ishte në Rrëshen ku ka vizituar nga afër shkollën profesionale, e ndërtuar nëpërmjet nismës së Ipeshkvit të Rëshenit, Dom Gjergj Meta, i cili ka ngritur herë pas here shqetësimin për largimin e të rinjve nga vendi.

Shkolla është hapur me ndihmën e Kishës Katolike, ku rreth 400 të rinj nga Mirdita, Lezha, Kurbini, por dhe zona më të largëta si Kukësi, Mati e Dibra mësojnë për të marrë një profesion.

Duke vlerësuar punën e bërë për këtë shkollë, por edhe kërkesën e lartë të të rinjve për t’u regjistruar në këtë shkollë qeveria ka vendosur të nisë një partneritet me kishën katolike për të investuar në zgjerimin e kapaciteteve, por dhe përmirësimin e kushteve.

Drejtori i shkollës deklaron se 60 përqind e të rinjve gjejnë punë që në vitin e 4 të shkollës.

Klan News