Numri i skuadrave të kualifikuara për Botërorin e vitit 2026 ka arritur në 42, ndërsa 6 shtete të tjera ende nuk kanë siguruar pjesëmarrjen.

Festa më e madhe është e Kuraçaos, që u kualifikua për herë të parë në Botëror pas barazimit 0-0 me Xhamajkën. Kështu, Kuraçao bëhet shteti më i vogël në botë nga popullsia që merr pjesë në finalet e Botërorit, me vetëm 156 mijë banorë.

Por rekordet nuk mbarojnë këtu. Trajneri Dik Advokat, në moshën 78-vjeçare, do të bëhet më i vjetri që drejton një ekip në Botëror.

Bashkë me Kuraçaon, edhe Panamaja dhe Haiti kanë siguruar kualifikimin, duke kompletuar pjesërisht formën e Botërorit të vitit 2026. 6 vendet e tjera do të përcaktohen nga “Play-Off”-et që do të zhvillohen në mars: 4 vende i takojnë Europës, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova, dhe 2 vende dalin nga duelet ndërkontinentale.

Botërori i vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të transmetohet në TV Klan.

Tv Klan

/tvklan.al