14 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë

Këto janë autoambulancat e para që kanë sjellë pacientët e lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant, në një qendër tregtare në Ferizaj.

42 persona janë lënduar nga ky shpërthim.

Shumica e pacientëve janë trajtuar në spitalin rajonal të Ferizajt, ndërsa 14 prej tyre janë sjellë me autoambulanca në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Policia është duke zhvilluar hetimet se si ka ardhur deri te shpërthimi. 

Tv Klan