44 vatra zjarri janë evidentuar në zona të ndryshme të vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 34 prej tyre janë shuar apo janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 vatra mbeten ende aktive.

“Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit, Malin e Thatë në Prespë, Bjeshkët e Bollotekut dhe Malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara”, deklaroi Haki Çako, kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Një kërkesë Çako e ka për pushtetin vendor dhe qytetarët në këtë situatë të krijuar.

Në ndihmë të forcave të emergjencave vendore prej disa ditësh po operojnë në vatrat problematike, që janë veçanërisht në lartësitë e maleve, edhe avionët rumunë, të ardhur si pjesë e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Klan News