48 vatra zjarri janë shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilat janë mundur të shuhen 43 të tilla, ndërsa 5 vijojnë të jenë ende aktive.

Aktualisht po punohet për izolimin dhe shuarjen e në fshatin Surroj në Kukës, i cili vazhdon të jetë aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore.

Autoritetet bëjnë të ditur se një tjetër vatër aktive është edhe ajo në fshatin Tetaj, në Tropojë.

Forcat zjarrfikëse po punojnë gjithashtu për shuarjen e plotë edhe të zjarreve që ka rënë në Rrëshen, Shkodër dhe Vaun e Dejës.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar mbi 655 forca operacionale, mbi 70 automjete, si dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.

Tv Klan