Shqipëria është përballur vitin e shkuar me 49 sulme kibernetike në infrastrukturën kritike të vendit. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sulmet e tillë të shtuara viteve të fundit janë bërë një rrezik potencial për infrastrukturën dhe ekonominë e vendit.

“Padyshim që ka një rritje. 49 sulme janë evidentuar si sulme që kanë pasur efekte, 12 prej të cilave kanë pasur efekte goxha të konsiderueshme. I përkisnin infrastrukturave të ndryshme, drejt Parlamentit, INSTAT-it”, thotë Igli Tafa, drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Shumica e këtyre sulmeve rezultojnë të vijnë nga Irani.

“Në pamje të parë duket sikur vijnë nga shtete fqinje, kryesisht nga ato që jemi partner, por kur e analizon më thellë kupton që sulmet vijnë kryesisht, në mbi 90% të rasteve nga shteti i Iranit”, shton Tafa.

70% e incidenteve kibernetike ndodhin si pasojë e gabimeve njerëzore, hapjes së linqeve apo dokumenteve të dërguara nga persona të panjohur.

Tv Klan