Pesë burgje në Shqipëri duhen mbyllur pasi cënojnë dinjitetin njerëzor. Në këtë përfundim arrin Avokati I Popullit në raportin dërguar Kuvendit ku ndër të tjera konstaton se trajtimi i personave të privuar nga liria në burgun e Burrelit, Kosovës në Lushnje, Kukës, “Mine peza” dhe “Jordan Misja” në Tiranë, afrohet me standardin e trajtimit degradues.
Kjo sipas raportit konsiderohet një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.
Burgjet që propozohen të mbyllen
Burrel
Kosovë-Lushnjë
Kukës
“Mine Peza” (302)
“Jordan Misja” (313)
Një nga problematikat më të mprehta me të cilat përballet sistemi I burgjeve në vendin tonë sipas raportit është mbipopullimi.
Gjatë inspetimit të 18 institucioneve të Vuajtjes së denimit gjatë vitit 2025, Avokati I Populli konstaton se burgu i Lezhës rezulton si më I mbipoipulluari në vend.
Burgu më i mbipopulluar
IEVP Lezhë, 65 % i mbipopulluar, ose 181 të burgosur mbi kapacitetin
Sipas raportit, gjithashtu problem mbetet qëndrimi në paraburgim, mesatarisht 253 ditë, pra më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë i dënuar.
Po sipas këtij raporti 56,8% e popullsisë penitenciare mbahen në burg megjithëse ende janë të padënuar. Sipas Avokatit të Popullit ky është një tregues që cenon parimin e prezumimit të pafajësisë.
QËNDRIMI NË PARABURGIM
– 253 ditë, ose 8 muaj qëndrim në qeli pa qenë I dënuar
– 56.8% e të dënuarve janë në paraburgim
Një problematikë me ndikim të drejtpërdrejtë në kushtet e jetesës në IEVP dhe në të drejtat e personave të privuar nga liria mbetet përdorimi i shpeshtë i masës së sigurimit “arrest në burg”.
Kjo praktikë ka kontribuar në rritjen e numrit të të paraburgosurve dhe, për pasojë, në ushtrimin e presionit të vazhdueshëm mbi kapacitetet e institucioneve penitenciare.
NUMRI I TË DËNUARVE NË BURGJE
5,029 Persona të privuar nga liria
2,858 Të paraburgosur
2,094 Në burg
Të dhënat krahasuese të Këshillit të Evropës e rendisin Shqipërinë si vendin me përqindjen më të lartë të të paraburgosurve në Evropë.
Gjithashtu, Progres Raporti për Shqipërinë nga Komisioni Evropian 2025 thekson se mbingarkesa mbetet sfidë në sistemin penitenciar dhe në qendrat e ndalimit, ndërsa kujdesi shëndetësor i dobët në IEVP dhe mungesa e stafit vijojnë të jenë shqetësime serioze
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 