Krerët më të lartë të shtetit kanë kryer sot homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” për të nderuar të rëndët për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ministra, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë vendosur kurora dhe përulur përpara monumentit “Nënë Shqipëri”.

Një mesazh në rrjetet sociale ka bërë edhe kryeministri Edi Rama duke i cilësuar të paharruar dëshmorët e atdheut.

Tv Klan