Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ndoqi vijimin e punimeve në lagjen e Rindërtimit në zonën 5 Maji, aty ku janë strehuar 428 familjet e prekura nga termeti i Nëntorit i vitit 2019.
Rama tha se ndryshe nga procesi i rindërtimit në Kombinat dhe pengesave kjo zonë do të jetë një nga lagjet më të mira të kryeqytetit.
Në takimet me banorët e zonës nuk munguan edhe batutat se kush e qeveris Tiranën.
Kryetarja në detyre e bashkisë tha se po punohet për lidhjen e zonës me Bulevardin e Ri me anë të infrastrukturës dhe krijimit të godinave të shërbimeve.
Kreu i qeverisë shkëmbeu batutat edhe me fëmijët e shkollave në këtë zonë.
Tv Klan