Një 51-vjeçare ka mbetur e plagosur me thikë në Sarandë. Ajo u godit nga bashkëshorti i saj, një 55-vjeçar. Ky i fundit pas ngjarjes është arratisur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njoftoi policia.
Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se 51-vjeçarja ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al












Botërori 2026 
