Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Policia thotë se i arrestuari është me iniciale T.Z.

Ndaj tij është bërë kallëzim nga vetë vajza e mitur 14-vjeçare, e cila ka deklaruar se 56-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht.

Pas kallëzimit të bërë në polici, uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të 56-vjeçarit. /tvklan.al