Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 40 vatra zjarri, prej të cilave 6 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht.

Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon aktiv, po pa rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën monitorim.

Në Qarkun Dibër, aktive vijojnë vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë, ku po punojnë strukturat zjarrfikëse, pyjore, bashkiake dhe të emergjencave civile.

Në Qarkun Shkodër, aktive mbetet vatrat në Porav, Fushë-Arrëz, ndërsa vatrat në Rragam–Bardhaj–Myselim dhe Malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje dhe nuk raportohen banesa në rrezik.

Në Qarkun Fier, aktive vijon vatra në Çërrilë të Mallakastrës, në një sipërfaqe me pyll pishe, lis dhe shkurre.

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë, vatrat e raportuara janë kryesisht të shuara ose nën mbikëqyrje.

/tvklan.al