15 vatra zjarri janë raportuar sot në të gjithë vendin, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 8 janë nën mbikëqyrje. Flakët janë aktive në malin e Dajtit, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërsa në Qafë Helmës të Bulqizës sot është riaktivizuar zjarri në dy vatra, në një pyll me pisha të dendura. Në operacion janë angazhuar 11 efektivë zjarrfikës për vendosjen e situatës nën kontroll.

Situata paraqitet më e stabilizuar në Tenë të Mirditës, por puna vijon për izolimin e flakëve, ndërsa në Shtuf vatra ka intensitet të ulët dhe po monitorohet nga strukturat vendore. Vijon operacioni edhe në Prozhem të Pukës.

Një vatër e re është aktivizuar në malin e Çikës, mbi Palasë, ku po punohet nga ajri për vënien nën kontroll.

Tv Klan

/tvklan.al