Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në zonën e Spillesë në Kavajë.

Policia thotë se viktima është identifikuar me inicialet A.S. 62-vjeçari u gjet i pajetë në breg të detit. Mësohet se viktima ishte larguar nga banesa në datë 5 Shkurt.

Në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 62-vjeçari mund të jetë mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al