Zërat brenda Partisë Laburiste që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Keir Starmer po forcohen. Numri i deputetëve të Partisë Laburiste të drejtuar prej tij, që i kanë bërë thirrje publike të largohet dhe të caktojë një afat për pasardhësin, ka arritur në 64.
Starmer shihet si përgjegjës për humbjen e besimit të publikut pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale, duke mos qenë në gjendje të menaxhojë kriza të njëpasnjëshme, me të cilat është përballur vendi, përfshirë rritjen e ndjeshme të çmimeve prej luftës në Iran e po ashtu skandalin Epstein, ku u përfshi ish-ambasadori në SHBA-ve, i emëruar prej tij Piter Mandelson.
Pavarësisht presionit, Starmer ka këmbëngulur se do t’u provojë “dyshuesve” se e kanë gabim, duke mbrojtur vendimet e tij të mëdha politike si të duhurat për vendin. Situata tregon një parti thellësisht të përçarë, ku disa mbështesin vazhdimësinë dhe të tjerë kërkojnë liderë të rinj si Ues Streeting apo Angela Rayner.
Kjo krizë vjen si një kthesë dramatike krahasuar me korrikun e vitit 2024, kur Starmer udhëhoqi laburistët drejt një fitoreje historike duke siguruar një shumicë dërrmuese prej 412 vendesh në Parlament. Tashmë, fati i kryeministrit varet nga aftësia e tij për të frenuar rebelimin e brendshëm përpara se numri i kundërshtarëve të bëhet i papërballueshëm.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
