Në të gjithë vendin janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive, 1 është nën kontroll dhe 2 po mbahen në monitorim.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata është përmirësuar në Parkun Kombëtar të Lurës, pasi korridoret e hapura kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit. Ndërkohë vazhdon puna për shuarjen me forcat operacionale, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për banesat.
Ndërsa në malin e Dajtit në Tiranë, flakët po mbahen nën kontroll, megjithëse vatra mbetet aktive në të dyja anët e kreshtës. Këtë të martë operacioni për izolimin e vatrës vijon me forcat operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Vatra aktive zjarri raportohen edhe në Bulqizë, Mat, Mirditë dhe Pukë. Në terren situata vijon të menaxhohet me një angazhim të konsiderueshëm të kapaciteteve tokësore dhe ajrore, me prioritet izolimin e vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 