Në legjislaturën e 11-të të Parlamentit shqiptar do të ulen në karriget e Parlamentit shqiptar 72 deputetë të rinj si nga shumica ashtu dhe partitë e opozitës. Deputetët që marrin një mandat për herë të parë më së shumti janë prurje të Partisë Socialiste, plotë 53 nga 83 mandate që do të ketë prej Shtatorit kjo forcë, ku 46 e kishin vendin e sigurt në listat e kandidatëv,e ndërsa te tjerët bënë një betejë të ashpër brenda lloji,t kuti me kuti e fletë me fletë.

Nga Partia Demokratike që u tkurr në 50 mandate, vetëm 6 emra erdhën nga vota preferenciale, mes te cilëve vetëm një grua, Jorida Tabaku që do të jetë deputete e Tiranës edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar.

Nga partitë e tjera rikthehet në Parlament Tom Doshi i Partisë Social-Demokrate dhe 2 deputetët e tjerë janë emra të rinj. Nga Mundësia që fitoi 2 mandate rikthehet në Parlament kryetari Agron Shehaj dhe një tjetër deputet në Tiranë, ndërsa 2 forcat e tjera do të ulin për herë të parë secila nga 1 deputet.

Jashtë Parlamentit mbetet për herë të parë nga 1992 duke mos llogaritur mungesën një vjeçare ‘96-‘97, Pandeli Majko deputet për 9 legjislatura , një tjetër ish- kryeminstri Ilir Meta nuk ia doli të marrë mandat  në listë të hapur sikurse 42 të tjerë socialistë me 1 ose me më shumë mandate.

Ne radhët e koalicionit të PD, afro gjysma nga deputetët aktual do të ulen serish në Parlament.

Në Parlamentin e ri, deputetë me më shumë mandate janë nga radhët e demokratëve, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet e 31 Marsit 1991, ndërsa nga socialistët, deputeti me më shumë mandate që do të vijojë të jetë ligjvënës nga 9 Shtatori kur nis sesioni i ri parlamentar është Erjon Braçe.

Tv Klan