Vështirësia në ecje ose ngjitje të shkallëve është aftësia e kufizuar më e përhapur në popullatën shqiptare.

Të dhënat e Censit të vitit 2023 evidentuan se rreth 100 mijë persona janë me aftësi të kufizuar në ecje, dhe shumica e tyre, afro 75 mijë i përket grupmoshës plus 60 vjeç.

Kjo popullatë ka bashkë ekzistencën e shumë sëmundjeve, si rezultat i saj shoqërohet me vështirësi në ecje. Janë probleme me zhvillimin muskular, kockor, jane problemet e ndryshme neurologjike…”.

Këshilla kryesore që jepet është diagnostikimi në kohë i sëmundjeve bazë, pasi kjo bën që problematikat me ecjen të jenë më të vonshme.

“Për shembull, artritet, sëmundjet e ndryshme kanë një kurë që përmirëson shumë vështirësinë në ecje”, thotë mjekja e familjes Edona Ymaj.

Po ashtu, aktiviteti fizik ka një vlerë shumë të madhe për mirefunksionimin e organizmit tonë.

“Jo domosdoshmërisht duhet thjesht të ecësh, ka mosha që e kanë të pamundur, në rekomandojmë lëvizjet në karrige, në divan, të merret mbase edhe me ndonjë aktivitet artistik”.

Shumica e personave plus 60 vjeç me vështirësi në të ecur reuzltojnë se janë të gjinisë femërore.

Tv Klan