Ajo është një ndër zërat lirikë kryesor që ka Teatri i Operas dhe Baletit. Në karrierën e saj operistike numëron shumë role të rëndësishme, brenda vendit, por edhe në skenat evropiane.

Bëhet fjalë për sopranon Eva Golemi, e cila ishte sot në emisionin “Rudina” për të na rrëfyer rolin e saj “Violeta” në operën La Traviata që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit këtë fundjavë.

https://youtu.be/NC8C91bLjHA?t=3m45s

“Është e 80-ta herë që unë interpretoj “Violetën” brenda dhe jashtë vendit. E kam luajtur atë në gjithë Europën dhe kritikat kanë qenë të mrekullueshme. Deri në Kore kam luajtur rolin e Abigaelës që është një nga rolet më të vështira të repertorit femëror. Kam patur propozime për të qëndruar edhe jashtë, por unë kam zgjedhur të jetoj në Shqipëri sepse këtu kam edhe familjen dhe nuk mund ta sakrifikoja. Përgatitjet për “Violetën” po ecin shumë mirë”,

tha Golemi.

Eva Golemi do të ngjitet në një skenë më të madhe atë të Pallatit të Kongreseve, përsëri në rolin e Violetës, në kryeveprën verdiane “La Traviata” në datat 16, 17 dhe 18 nëntor ora 19:00.

/tvklan.al