Mbi 800 të rinj zbritën në terren përgjatë vijës bregdetare të Velipojës, e cila prej javësh ishte pushtuar nga mbetjet që sollën prurjet e lumenjve dhe përrenjve.

Aksioni i madh i pastrimit nga të rinjtë shkodranë u ndërmor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

“Shkodra duhet të jetë e pastër”.

“Rinia është gjithmonë aktive për të dhënë kontributin e vet në qytetin e vet, dhe ky është një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë bashkëmoshatarët. Është i organizuar tërësisht nga të rinjtë”.

“Është një iniciativë e vetë të rinjve”.

Sipas tyre, qëllimi në vetvete nuk është thjesht pastrimi, por edhe dhënia e mesazhit se ndryshimi nis nga secili prej nesh, teksa ndotja e madhe në Velipojë, një nga destinacionet më të bukura të veriut, tregoi se natyra hakmerret, pasi ktheu mbrapsht tonelata mbetjesh të hedhura pa kriter kudo.

“Është kultivimi i kulturës. Të ndërgjegjësojmë”.

“Nuk jam vetëm, por me shumë shokë e shoqe, për të dhënë një shembull të rinisë active”.

E gjithë vija e gjatë bregdetare e Velipojës u pushtua nga mbetjet pas reshjeve të dendura të shiut në fund të nëntorit, ndërkohë që autoritetet vendosën të ndërhynin vetëm pas një jave.

Situata e ndotjes së brigjeve të Adriatikut mori përmasa alarmante, teksa mbetjet nga Shqipëria përfunduan deri në Kroaci.

Pastrimin e vijës bregdetare, ekspertët e mjedisit e kanë cilësuar si emergjencë kombëtare, pasi plastika dhe mbetjet e tjera urbane lënë pasoja të afatgjata, deri në parikuperueshme, për natyrën dhe shëndetin.

Tv Klan

/tvklan.al