E shtuna ka regjistruar 12 vatra zjarri në vend, nga të cilat 9 janë ende aktive dhe 2 nën monitorim.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Dajt vijon operacioni për shuarjen e zjarrit mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcave të emergjencës i janë bashkuar dhe rreth 50 efektivë të ushtrisë dhe dy helikopterë.
Në këtë zonë nuk paraqitet rrezik për banesat. Në Priskë, Farkë dhe zonat përreth, ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll.
Në Gurë-Lurë të Dibrës, hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e zjarrit drejt banesave. Këtë të shtunë operacioni vijon me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së, 2 avionë “Air Tractor”.
Në Krujë vijon puna në vatrën e Abazës, ndërsa ajo e Zidollit është në monitorim. Ndërhyrjet e forcave nga toka kanë ndihmuar në normalizimin e situatës.
Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në Pukë dhe Librazhd vijon puna për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 