Një histori dhimbjeje, sakrifice dhe një shprese që nuk është shuar për nëntë vite. Irena ka udhëtuar nga Brukseli drejt studios së “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, me një dëshirë të vetme: të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të gjetur dhe takuar dy fëmijët binjakë të vëllait të saj të ndjerë.

Prej nëntë vitesh, ajo nuk ka pasur asnjë komunikim me ta. Në rrëfimin e saj përballë Ardit Gjebreas, Irena hap një kapitull të dhimbshëm të jetës së saj, nga vitet e vështira të diktaturës dhe largimi drejt Belgjikës, te ndarja nga bashkëshorti i sëmurë rëndë dhe humbja tragjike e tij gjatë pandemisë.

Por mes gjithë këtyre dhimbjeve, një peng mbetet i gjallë: dy nipërit që nuk i ka parë prej nëntë vitesh. Dhe këtë herë, Irena shpreson që mesazhi i saj të mbërrijë tek ata.

Ardit Gjebrea: Di që kanë ndodhur edhe disa keqkuptime të vogla…

Irena: Këtë do të thoja që jetojnë, por edhe kjo jetesa i ka disa probleme. Problemi është që problemet erdhën deri tek unë, ndërkohë që unë kam qenë jashtë kësaj historie. E vetmja gjë që më dhemb më shumë në këtë histori, është që përse mua më është penguar që të shikoj fëmijët e vëllait.

Ardit Gjebrea: Sot ke ardhur vetëm për kunatën tënde?

Irena: Kunatën që t’u japë leje fëmijëve, që të më takojnë. Unë nuk detyrojnë dot asnjë.

Ardit Gjebrea: E rëndësishme është që ju keni bërë sot hapin për të ardhur këtu, për t’i thënë kunatës suaj dhe për kërkuar një mirëkuptim për të takuar me nipin e mbesën.

Irena: Fëmijët e mi e kanë vuajtur shumë kur janë bërë konfliktet, që janë diskutuar dhe që u ndjej që ne u ndamë nga fëmijët… Sot që e kam bërë këtë hap e kam bërë për fëmijët e mi, ata dua që t’i lë bashkë.

Ardit Gjebrea: Pra është meraku yt, që ndodhi se çfarë ndodhi me ne, të paktën fëmijët të vazhdojnë lidhjen.

Irena: Isha përgatitu që të bëja një surprizë për 15-vjetorin, djali i vogël më tha që babai nuk dua të mërzitesh sepse do refuzohesh. Prandaj kam marrë këtë vendim sot.

Ardit Gjebrea: Ti i ke provuar të gjitha mënyrat, por…

Irena: Pranojnë apo nuk pranojnë, unë dua që të dëgjojnë që unë i dua, janë gjaku im dhe kanë dy kushërinj që i kanë telefonat e tyre të hapura, kur t’u mbushet mendja.

/tvklan.al