2.1 milionë të huaj nga rreth 2.2 milionë që hynë në total në Shqipëri përgjatë muajit gusht sipas INSTAT erdhën për pushime apo vizitë tek të afërm, thënë ndryshe 97% e tyre.

Krahasuar me vitin e shkuar ka një rritje me 10.4% të hyrjeve për qëllime të tilla, por rritja me e madhe këtë gusht vërehet nga të huajt që kanë ardhur për qëllime biznesi dhe profesionale.

Konkretisht erdhën rreth 17 mijë të huaj, një rritje kjo me 49,4 % krahasuar me gushtin e vjetshëm.

Ndërkaq të huajt e ardhur për trajtime shëndetësore kanë njohur një rënie të ndjeshme me 92%.         

Në muajin e 8 të vitit INSTAT raporton se numri total i të huajve të ardhur në Shqipëri është 7.2% më i lartë se po e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shumica e turistëve rezultojnë se erdhën nga Evropa Jugore, specifikisht 1.6 milionë. Ndërkohë pjesa tjetër janë nga Evropa Perëndimore, pasuar nga ajo qendrore dhe Lindore.

Për periudhën janar-gusht në vendin tonë kanë hyrë 8.5 milion të huaj, një rritje kjo me 18.7% krahasuar me vjet.

Tv Klan