Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është ndër temat që përbën gjithnjë interes sa herë që diskutohet për të. E duke folur për të ardhmen dhe për “Shqipërinë e Madhe”, sot në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan drejtuesi i emisionit Arian Çani ngriti pyetjen nëse Kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama mund të bëhet President i “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas gazetarit dhe analistit Berat Buzhala, Rama nuk i plotëson kushtet për të qenë President i “Shqipërisë së Madhe”. Por mendim krejt të kundërt me të kishte filozofi Arjan Çuri, i cili tha se Kryeministri Rama po punon për t’u bërë President i “Shqipërisë së Madhe”.

Arian Çani: A mund të jetë Rama President i “Shqipërisë së Madhe”?

Berat Buzhala: Teorikisht mundet. Por ne nuk kemi unitet brenda një vendi e jo po të jemi të bashkuar. Unë besoj që Rama nuk i potëson kushtet.

Arian Çani: Pse?

Berat Buzhala: Është i korruptuar. Përmend këtu rastin e Unazës së Madhe.

Arian Çani: Jo Rama…

Berat Buzhala: Qeveria e Ramës… Shoqërimi i tij në publik me figura kriminale është një tjetër disavantazh. Gjuha e përdorur po ashtu. Ne asnjëherë nuk kemi patur shancin me u vetëqeveris.

Arian Çani: Curi ti si mendon?

Arjan Curi: Ne si komb nuk e duam konsensusin, ne konsensusi na fik. Ne akoma parapëlqejmë një lider të fortë. Nëse e votojmë ne si popull Rama do të ishte ndër kandidatët kryesorë. Është ai që është, që del kundra të gjithëve. Ne themi kot janë të korruptuar, të gjithë sot janë në nivelet më të larta. Këta pa vendim gjykate nuk i heq dot, le të themi gjithë ditën që janë të korruptuar.

Arian Çani: A po punon Rama për t’u bërë President i “Shqipërisë së Madhe”?

Berat Buzhala: Jo në rrafshin personal. Unë e besoj që nuk e ka ambicie personale.

Arjan Curi: Mendoj se Rama po punon për këtë ëndërr. Ai është aq i marrë politikisht që të ketë ambicie të tilla. Thellë-thellë ai e dëshiron këtë gjë. Pas Metës, Ramën e ke President të Shqipërisë dhe konsensual madje, se pas shumë vitesh harrohen të gjitha.

/tvklan.al