Është një fenomen që të gjithë e njohim dhe që të gjithëve na ka ndodhur! Pas një zhytjeje në ujë, ose pas larjes së një pirgu të madh me enë të papastra, vërejmë se gishtat e duarve apo edhe të këmbëve janë rrudhosur.

Besoj se të gjithë e keni pyetur veten se përse ndodh kjo. Shkenca tani ka një shpjegim. Nëse keni menduar ase kjo ndodh pasi lëkura jonë thith shumë ujë, nuk është vetëm kjo. Shkencëtarët kanë dalë në një teori tjetër, që sipas tyre gjithçka varet tek enët tona të gjakut.

Rrudhja e gishtave tregon se sistemi ynë nervor autonom është në punë. Njësoj si pulitja e syve, frymëmarrja apo rrahjet e zemrës edhe rrudhja e gishtave është një “lëvizje” e pakontrolluar.

Kur duart dhe këmbët bien në kontakt me ujin për një kohë të gjatë, për më shumë se disa minuta, kanalet e djersës së lëkurës hapet duke lejuar që molekulat e ujit të kalojnë në inde, e cila më pas ndikon në zvogëlimin e përqindjes së kripës brenda lëkurës.

Fibrat nervore i dërgojnë trurit sinjalin për nivelin më të ulëta të kripës dhe sistemi nervor autonom përgjigjet duke ngushtuar enët e gjakut. Ngushtimi i enëve të gjakut shkakton zvogëlimin e vëllimit të përgjithshëm të lëkurës, të cilat shkaktojnë rrudhosjen e lëkurës së gishtave që ne shohim./tvklan.al