Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë forcuar bashkëpunimin politik me synimin për të fituar më shumë autonomi dhe, në perspektivë, për të ndjekur rrugën drejt pavarësisë.

Liderët e tyre u takuan në Cardiff dhe nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në ekonomi, burime dhe integrimin evropian.

Takimi është i rëndësishëm sepse për herë të parë drejtuesit e tre vendeve përbërëse të Mbretërisë së Bashkuar janë njëkohësisht mbështetës të kauzave nacionaliste dhe të pavarësisë. Mesazhi i tyre ndaj Uestminsterit është i qartë: e ardhmja e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut duhet të vendoset nga vetë qytetarët e tyre.

Megjithatë, iniciativa është kundërshtuar nga qeveria britanike, konservatorët dhe Nigel Farage, të cilët e kanë cilësuar si “aleancë shpërqendrimi” dhe kanë theksuar se referendumet për pavarësi nuk kanë aktualisht përparësi.

Një faktor që e ka ndezur debatin janë edhe deklaratat e kryeministrit britanik Andy Burnham, i cili ka pranuar se  mbështetja popullore duhet të merret në konsideratë kur vlerësohet çështja e referendumeve. Kjo është interpretuar nga nacionalistët si një dritare e re, drejt kauzës së tyre.

Konflikti nuk është vetëm për pavarësinë. Ai lidhet me të ardhmen e vetë Unionit Britanik dhe me pyetjen nëse modeli i decentralizimit të pushtetit, i nisur më shumë se dy dekada më parë, është i mjaftueshëm për të mbajtur “në këmbë” Mbretërinë e Bashkuar.

/tvklan.al