“Iluzione në një botë të trazuar” është kjo ekspozita më e fundit e piktorit Abaz Hado, që prej kohësh e ka braktisur jetën urbane, dhe na sjell në telajot e tij ngjyrat, dritën, qiellin, ujin, dhe natyrën në format e saj më të pastra.

Në një realitet ku peizazhi ndryshon çdo ditë, piktori zgjedh të ndalet tek ajo që ende ruan bukurinë e vet. Nuk e sjell natyrën si një dekor, por si një botë më vete, ku njeriu duket se është lënë qëllimisht jashtë, përmes 16 veprave, 13 në peizazh dhe 3 në abstraksion.

Por filozofia që merr jetë në veprat e Hados, është ajo e iluzionit që krijohet pikërisht nga bukuria dhe format që merr peizazhi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun kryeqytetas për 20 ditë në Hotel Tirana.

Tv Klan

/tvklan.al