Prokuroria ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Elbasanit dosjen për rrugën e Gjinarit. Në këtë çështje akuzohen 11 persona dhe 3 shoqëri tregtare për abuzime lidhur me rrugën.

Për gjykim janë dërguar Dashamir Xhika, Andi Toma, K. Hysa, Rezarta Bokçiu, Lek Tushaj, Astrit Qafa, Malvina Kallabaku, A. Basha, K. Braha, Rexhep Tarba dhe Agron Hysa.

Ndërkohë, Dashamir Xhika, ish-kreu i ARRSH-s, dyshohet të ketë abuzuar edhe me fondet e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Ai së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë, Albens Alite e Aksel Qurduka, po hetohen për akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë” dhe për “shpërdorim të detyrës”.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, këto vepra dyshohet të jenë konsumuar përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre gjatë amendimeve të pajustifikuara të kontratës fillestare për ndërtimin e rrugës.

Për Xhikën, ka një vendim nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku është lënë me masën e sigurisë “arrest në burg”.

/abcnews.al