Gjykata Administrative nuk e pranoi si palë interesi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Bashkinë që mund ta vënë në levizje për të kërkuar shfuqizimin e dekretit që ka emëruar Ols Dadon si prokuror në 2008.
Gjyqtari Hazbi Balliu, tha se Veliaj kishte interes të tërthortë, por jo të drejtëpërdrejt, duke çuar kështu mosmarrjen në shqyrtim të çështjes në themel.
Veliaj nga ana tjetër gjatë seancës tha se për nga rëndësia dhe pasojat qe sjell detyra e një prokurori, për një çështje të tillë çdo qytetar mund të jetë palë e interesuar.
Kryebashkiaku pretendon se Ols Dado, një nga prokurorët që po e heton atë penalisht, ështe emëruar në 2008 si magjistratë në kundërshtim me ligjin.
/tvklan.al












Botërori 2026 