Gjykata Administrative rrëzoi padinë e Erion Veliajt për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008 me dekret të presidentit Bamir Topi. Gjyqtari Hazbi Balliu theksoi se nuk provohet interesi i drejtpërdrejtë.
Pas përfundimit të seancës avokati Plarent Ndreca theksoi se ishte vendim i pritshëm për mënyrën si gjykata e menaxhoi procesin. Por sipas tij, u arrit të provohej se Ols Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme si prokuror.
Më herët në seancë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se është rrëmbyer nga një individ që ka veshur kostumin e prokurorit.
“Këtu ka diçka që nuk shkon, nëse Ols Dado do kishte bërë shkollën e magjistraturës, ne nuk do të kishim ardhur këtu. Për 540 ditë kryetari i bashkisë është rrëmbyer nga detyra e tij dhe nga familja e tij, nga një njëri që ka veshur uniformën e shtetit por që nuk e ka tagrin për ta bërë, më ka rrëmbyer nga detyra. Ne kërkojmë legjitimimin e të gjitha palëve. Këtu është interesi i të gjithëve që të mësojnë se kush po i bën arrestimet sot. Nëse një prokuror paguhet për të bërë dëm me ligj besoj kjo legjitimon çdo njeri të dije të vertetën”, tha Veliaj.
Mbrojta e Veliajt theskoi pasi të arsyetohet vendimi i gjykatës do të ndjekin të gjitha rrugët gjyqësore në lidhje me këtë çështje.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 