Ekstremistët e djathtë në Gjermani korrën të dielën një prej fitoreve më të mëdha që prej luftës së dytë botërore.

Alternativa për Gjermaninë fitoi me 43.8% në zgjedhjet parlamentare të shtetit federal Saksoni – Anhaltit në Gjermaninë qëndrore, një rezultat që mund t’ju japë atyre të parën qeveri rajonale, 81 vite pas disfatës së nazistëve.

Kandidati karizmatik për drejtues të qeverisë rajonale Ulrich Siegmund foli për një fitore historike.

“Po marrim sërish vendin nën kontroll. Kjo fitore është votëbesim nga populli, që ne do ta ruajmë. Nuk do bëjmë kompromise me parimet tona. Nuk do të heqim dorë nga vetja”, tha Siegmund.

Boshti kryesor i fushatës së tyre ishte dëbimi i emigrantëve dhe mbyllja e kufijve. Mbështetja për krisitiandemokratët që kishin shumicën deri më tani, më tepër se u përgjysmua.

Pavarësisht triumfit, AFD-së i ndihma e një tjetër partie për formimin e qeverisë, ndërsa të gjithë ua kanë mbyllur.

Presidenti amerikan Donald Tramp, mbështetës i AFD postoi pa komentuar, një foto të rezultateve paraprake.

Ndërsa Kirill Dimitriev, i dërguar i presidentit rus Vladimir Putin e quajti kandidatin fitues si zërin e arsyes, duke komentuar një intervistë ku ai kërkon marrëdhënie të mira me Rusinë.

Nuk pati reagime të menjëherëshme nga liderët europianë, ndërsa analistët thonë se Alternativa për Gjermaninë po ecën me ritme të qëndrueshme drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani në 2029-ën.

/tvklan.al