Gianni Infantino po përjeton momentin më delikat si president i FIFA-s.
Pas një edicioni fenomenal me Kupën e Botës, pozitat e kreut të lartë të institucionit të futbollit botëror pësojnë lëkundje.
Por, nëse shumica e Federatave kanë dalë kundër vazhdimësisë së tij në krye të FIFA-s, pas idesë për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, ka një Konfederatë që shpresh unanimisht mbështetjen për të.
Bëhet fjalë për Konfederatën Afrikane të Futbollit që konfirmon se organizata jo vetëm që mbështet Infantinon, por edhe mirëpret kërkimfaljen e FIFA-s lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) ka mbajtur një qëndrim më kritik.
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të saj, organizata theksoi nevojën për ruajtjen e unitetit të futbollit botëror përmes dialogut, respektimit të mekanizmave institucionalë dhe procedurave demokratike.
CONMEBOL përshëndeti vendimin e FIFA-s për të tërhequr propozimin e diskutueshëm, por njëkohësisht shprehu shqetësim për, siç u shpreh, “veprimet e përsëritura unilaterale” të ndërmarra pa konsultim me organet përkatëse të qeverisjes së futbollit.
Sipas konfederatës sud-amerikane, drejtuesit e institucioneve të futbollit duhet të vendosin gjithmonë në plan të parë dialogun, respektin për rregullat dhe bashkëpunimin konstruktiv, duke paralajmëruar se injorimi i këtyre parimeve dëmton të gjithë komunitetin e futbollit.
Në deklaratë rikujtohet gjithashtu se afati për paraqitjen e kandidaturave për presidencën e FIFA-s është 18 nëntori 2026, ndërsa presidenti i ri do të zgjidhet nga Kongresi i FIFA-s përmes votës së 211 federatave anëtare.
Mandati i ardhshëm do të përfshijë edhe organizimin e Kupës së Botës së vitit 2030, që shënon 100-vjetorin e turneut.
Në përfundim, CONMEBOL deklaroi se nuk do të mbështesë asnjë iniciativë apo procedurë që anashkalon mekanizmat institucionalë dhe proceset demokratike të përcaktuara nga FIFA.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
