Çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika qëndruan për një periudhë të gjatë kohe larg njëri-tjetrit si pasojë e pandemisë. Afrona ndodhej në Zvicër, ndërsa Blero në Kosovë.

Por tani çifti u ribashkua sërish dhe ata janë duke kaluar disa ditë pushimi së bashku.

Blero ka festuar edhe ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij përgatiti për të një surprizë mjaft të bukur.

Atmosfera e krijuar i pëlqeu shumë këngëtarit dhe në videon e postuar dëgjohet teksa i thotë Afronës: A do të martohemi prapë./tvklan.al