Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka intensifikuar aksionin në terren për trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie në Bashkinë Himarë, në kuadër të procesit te ri “derë më derë”, me synimin që shërbimi kadastral të shkojë te qytetari.
Për të ndjekur nga afër punën e ekipeve në terren, ishte vetë Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Dhërmiut.
“Ky proces është edhe për ndërtesat pas vitit ’91, edhe për shtëpitë e vjetra. Ne aktualisht po punojmë në 9 fshatrat e parë, duke filluar me Palasën dhe do të vijojmë për të përmbyllur gjithë fshatrat e tjerë”, tha drejtoresha e përgjithshme e ASHK, Lorena Goxhobelli.
Në ditët e para të aksionit, ekipet e Kadastrës kanë evidentuar 235 banesa pa dokumentacion pronësie, ndërsa puna në terren do të vijojë në të gjitha fshatrat e Bashkisë Himarë deri më 25 nëntor.
Nga janari deri në gusht 2026 janë emetuar rreth 26 mijë vendime legalizimi në rang vendi, një shifër e përafërt me totalin e vendimeve të dhëna gjatë gjithë vitit 2025.
/tvklan.al












Botërori 2026 