Në teatrin Skampa në Elbasan u ngjit në skenë shfaqja “Agnesa e Zotit” e Teatrit Shëtitës “Çajupi”.

Vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier me regji nga Kiço Londo erdhi nën interpretimin e tre aktorëve të njohur të teatrit  Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka.

“Agnesa e Zotit” është një betejë midis botës së fesë dhe shkencës, faktit dhe besimit. Një shfaqe e cila merr përsipër të përcjellë mesazhe të forta që i përshtaten më shumë të sotmes sesa kohës kur u shkrua.

Drama “Agnesa e Zotit”, që lidhet me misterin e një vrasjeje, pas Elbasanit  do të udhëtojë në qytete të tjera.

Tv Klan