Evropianët u bënë të bardhë me përhapjen e agrikulturës. Lëkura e hapur, sy të kaltër, flokë të çelët, trajta tipike të popullsive të Kontinentit të Vjetër, u përhapën shumë më vonë në kohë nga sa mendohej deri më sot, praktikisht me lindjen e bujqësisë dhe blegtorisë, duke u aktivizuar dhe duke marrë përparësi gjenet përgjegjës për të gjithë këta elementë dallues.
Konkluzioni për të kuptuar evolucionin njerëzor vjen pas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti Harvard, që ka analizuar një gamë të gjerë prej 1600 gjenomash antike dhe 400 mijë moderne në UK Biobank, që është edhe banka më e madhe biomjekësore e Mbretërisë së Bashkuar.
Janë vërejtur 479 variante gjenetike që duket se janë të favorizuara nga selektimi natyral, ku në 10 mijë vitet e fundit janë përhapur e përgjithësuar shumë gjenet e lidhura me flokët me ngjyrë të çelët e të kuqe, lëkurën e bardhë, sytë me ngjyrë, disa variante që reduktojnë natyrshëm diabetin, artritin, shqetësimet bipolare dhe skizofreninë. Kalimi i njerëzimit nga gjuetia e egër tek bujqësia e blegtoria ka favorizuar mjaft përhapjen dhe njëkohësisht zhdukjen e qindra varianteve gjenetike.
Në mënyrë paradoksale përkon shfaqja e faktorit të riskut për alergji ndaj grurit, që është shfaqur rreth 4000 vite më parë, pikërisht kur nisi të kultivohej kjo kulturë bujqësore. Një tjetër e dhënë është reduktimi i gjeneve që favorizojnë sasi të larta të yndyrnave trupore. Sipas autorëve, shpjegimi qëndron pas kapacitetit gjenetik për të akumuluar yndyrë të nevojshme për të mbijetuar në periudha mungese dhe skarsiteti, tipike të grupeve të gjuetarëve, dhe u bë disavantazh në momentin kur agrikultura e bëri ushqimin më të aksesueshëm dhe të bollshëm.
Studimi mbi të gjitha është tregues i faktit se ne humanët nuk kemi reshtur ende së evoluari, dhe zgjedhjet tona dhe mjedisi në të cilin jetojmë na plazmojnë e japin formë jo vetëm si persona, por mbi të gjitha edhe si specie.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 