Ajaksit iu deshën 34 penallti që të mposhte Panathinaikosin me rezultatin 13-12 në një maratonë nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke vendosur një rekord në një kompeticion të UEFA-s.

“Shigjetarët” kishin fituar minimalisht në sfidën e parë, ndërsa në Amsterdam në minutën e 89’, Tete shënoi për grekët dhe pas kohës shtesë, rezultati i përgjithshëm i sfidës së raundit të tretë kualifikues të Ligës së Europës ishte 1-1.

Nga të dyja skuadrat, u bënë 9 gabime nga futbollistët.

Portieri 40-vjeçar i Ajaksit Remko Pasveer, priti 5 penallti dhe vetë realizoi, kurse lojtari i përfaqësueses së tulipanëve Brajan Brobei gaboi dy herë.

Gjuatja e 11-metershave zgjati në total 25 minuta, duke dhuruar emocione të mëdha. Rivali i radhës i Ajaksit në play-ofin e kompeticionit do të jenë polakët e Jagielonia.

Klan News