Akademia e futbollit Triumf ka shkëlqyer në turneun e moshave Sila Cup, të zhvilluar në rajonin e Kalabrisë në Itali.
Ekipi shqiptar i 13-vjeçarëve arriti të triumfonte duke fituar trofeun e këtij eventi të rëndësishëm për grupmoshat, që organizohet që prej vitit 2021 me mbështetjen e Federatës Italiane të Futbollit.
Aty morën pjesë klube prestigjioze si Roma, Lazio, Fiorentina, Bolonja dhe Lecce.
Akademia Triumf zhvilloi paraqitje shumë pozitive në të gjitha ndeshjet, duke dëshmuar qartazi nivelin e lartë dhe profesionalizimin me të cilin punohet në rritjen e talenteve shqiptarë.
Kjo u evidentua në përballjet me bashkëmoshatarët italianë dhe kulmoi me fitoren e trofeut. Përveç saj, ekipet e tjera të akademisë bënë paraqitje shumë pozitive, duke ngritur edhe Warrios Cup.
Kjo është hera e dytë që Triumf arrin të fitojë turneun Sila Cup në Itali.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 