Farmacistja Teuta Maçi, e ftuar këtë të hënë, 9 shkurt, në emisionin “Shije Shtëpie” në TV Klan, foli gjerësisht mbi aknet në fytyrë. E pyetur mbi arsyet e krijimit të kësaj problematikë, Maçi sqaron se aknet ndodhin si rezultat i bllokimit të poreve të lëkurës.
“Aknet nuk ndodhin nga papastërtia. Është një mit që e mendojmë që aknet dalin nga mungesa e higjienës. Sigurisht që ka njëfarë ndikimi sepse normalisht bllokimi i poreve ka të bëjë me yndyrën e tepërt nga lëkura, por edhe në rastet kur kemi mbiprodhim të yndyrës si në periudhën e adoleshencës, po as në ato raste nuk duhet që yndyra në lëkurë të pastrohet në atë mënyrë që të dëmtojë barrierën e lëkurës”, shprehet farmacistja.
Maçi sqaron se në momentin që kemi të bëjmë me ndryshime hormonale si pasojë e adoleshencës, por edhe si pasojë e moshës paramenopauzale dhe para menstruacioneve, rritet niveli i serumit, efekti i testosteronit dhe hormoneve të ngjashme me të dhe bëjnë që lëkura të jetë më e ndjeshme ndaj hormoneve dhe të dalin më shumë puçrra dhe duhet trajtuar aty ku fillon problemi.
Ajo gjithashtu i kushton rëndësi faktit se trajtimi i akneve nuk varet më shumë nga mosha sesa varet nga sa keq është gjendja e aknes.
“Ka një faktor gjenetik që ndikon më së shumti në prodhimin e hormoneve, të cilat çojnë në shtimin e yndyrës, por gjithashtu ka dhe një faktor gjenetik për ndjeshmërinë që lëkura ka ndaj këtyre hormoneve dhe patjetër që ka ndikim, por nuk është i vetmi dhe shkenca nuk ka arritur akoma ta vlerësojë se kush është faktori deciziv që çon që njëri të zhvillojë akne dhe tjetri jo”.
E pyetur nga moderatorja Katerina Trungu në lidhje me trajtimin e akneve, Maçi shprehet se ka një sërë produktesh të cilat i trajtojnë aknet duke filluar nga xhelët, locione apo kremra që kanë tendencën të përthajnë aknen, të eliminojnë bakteret dhe targetojnë apo ndërpresin procesin e fillimit të shfaqjes së akneve.
Farmacistja Maçi gjithashtu shton se stresi dhe presioni tek adoleshentët është një faktor tjetër i shfaqjes së akneve dhe sugjeron të mos preken me duar sepse e përkeqësojnë situatën dhe në vend që t’i zhdukin ato, shtojnë më shumë shansin për shenja postakne.
/tvklan.al












Botërori 2026 