2018 do të kalojë në sitë të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në vend.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se çdo strukturë shëndetësore duhet të plotësojë standardet për tu akredituar ne te kundërt do të mbyllen.

Do të rënkojmë sipas niveleve të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, që nga qendrat shëndetësore e deri të spitalet universitare për plotësimin e standardeve bazë, në shërbimin publik. Ndërsa përsa i takon strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk i plotësojnë standardet bazë, bazuar në ligjin e kujdesit spitalor, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas, do të mbyllet nëse nuk arrijnë të plotësojnë këto standarde”, tha Manastirliu.

Në vendin tonë janë gjithsej 54 spitale publike dhe jopublike. Nga këto kemi vetëm 5 spitale të akredituara publik dhe jopublike, 1 qendër shëndetësore të akredituar, ndërsa janë në proces akreditimi 48 qendra shëndetësore dhe 11 klinika private.

Tv Klan